Kron Krasniqi, vetëm 11 vjeç, po dëshmon talent të jashtëzakonshëm në fushën e futbollit. Ai është pjesë e grupmoshave U-13 të klubit të njohur prishtinas 2 Korriku, ku po tregon aftësi të mëdha dhe përkushtim të rrallë për moshën e tij.
Kroni ka nisur rrugëtimin e tij në futboll që në moshën pesëvjeçare dhe që atëherë nuk është ndalur së punuari për ëndrrën e tij. Ai është kampion me grupmoshat U-11 të klubit 2 Korriku në Regjionin e Prishtinës, si dhe fitues i turneut të organizuar në Mitrovicë për nder të 17 Shkurtit, ku u shpall edhe futbollisti më i mirë i turneut.

Sukseset e tij nuk ndalen me kaq — ai ka fituar edhe turneun tradicional të fundvitit të mbajtur në Pallatin e Rinisë, duke treguar se është një prej emrave më premtues të gjeneratës së re të futbollit kosovar.
Idhulli i tij është legjenda Lionel Messi, ndërsa klubi i preferuar AC Milan. Përveç në fushën e futbollit, Kron Krasniqi shquhet edhe në shkollë si nxënës i shkëlqyeshëm, i dashur dhe i respektuar nga shokët dhe mësimdhënësit.
Me pasionin, talentin dhe përkushtimin që po e karakterizojnë, Kron Krasniqi pritet të jetë një nga emrat që do të dëgjohet gjithnjë e më shumë në futbollin e ardhshëm të Kosovës.
