Talibanët po “shkatërrojnë jetët e grave dhe vajzave afgane”

Shtypja e të drejtave të njeriut nga ana e talibanëve, është duke shkatërruar jetët e grave dhe vajzave afgane

Zyrtarët talibanë në një konferencë për media.

Në raportin e ri të organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty Internationa, është thënë se shtypja e të drejtave të njeriut nga ana e talibanëve, është duke shkatërruar jetët e grave dhe vajzave afgane.

Prej rikthimit në pushtet, gati një vit më parë, grupi radikal ka shkelur vazhdimisht të drejtave e grave dhe vajzave për edukim, punë, dhe liri të lëvizjes, ka thënë organizata.

Komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh regjimin e talibanëve, pasi kërkon respektim të të drejtave të njeriut dhe tolerancë për grupet tjera, shkruan REL.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë bllokuar fonde në vlerë të miliarda dollarëve si dhe kanë bllokuar asetet afgane.

Talibanët janë rikthyer në pushtet në gusht të vitit të kaluar, teksa forcat ndërkombëtare kanë përfunduar misionin në Afganistan.

Pavarësisht se kanë tentuar të shpërfaqin veten si më të moderuar në krahasimin me herën e parë kur kanë qenë në pushtet më 1996-2011, talibanët kanë krijuar një qeveri vetëm me burra dhe ua kanë ndaluar grave shkollimin pas klasës së shtatë dhe i kanë detyruar të mbulojnë kokën dhe fytyrën.

Në raport është përmendur po ashtu se gratë që kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër këtij regjimi, janë kërcënuar, arrestuar, torturuar dhe janë zhdukur me forcë.

Raporti është përpiluar pas një hetimi nëntë-mujor dhe vizitave që janë kryer nga hulumtuesit e organizatës në Afganistan.

Ata kanë intervistuar 90 gra dhe 11 vajza të moshave nga 14 deri në 74-vjeçare.

Organizata i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë për mbrojtjen e vajzave dhe grave afgane.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika