Të dielën event humanitar në Cyrih në përkrahje të iniciativës “Barnatorja”

Të dielën e 5 shkurtit në Cyrih të Zvicrës pritet të mbahet një event humanitar në mbështetje të emisionit “Radar” dhe iniciativës “Barnatorja”, event ky që është organizuar nga grupi “Femrat Shqiptare kudo që janë”

Iniciativa "Barnatorja" në emisionin Radar në Radio Dukagjini me Edita Doli

Të dielën më 5 shkurt, në Cyrih të Zvicrës mbahet eventi humanitar në mbështetjeje të emisionit “Radar” dhe iniciativës “Barnatorja”, në Radio Dukagjini.

Ky event është organizuar nga grupi “Femrat Shqiptare kudo që janë”, i themeluar gjashtë vite më parë, që sot vepron si shoqëri civile dhe ka afro 82 000 anëtare, gra të zonja dhe të devotshme nga e gjithe bota.

Në një bisedë me Edita Doli, në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini, Minire Statovci Ademi, kryesuese e kësaj iniciative, ftoi për pjesmarrje në këtë event humanitar, për siç tha t’ua kthejmë buzëqeshjen familjeve në nevojë.

“Dëshira jonë kryesore si shoqëri civile është të mbledhim fonde të cilat do të ndihmonin familjet në nevojë. Dhe iniciativa “Barnatorja”, në Radio Dukagjini është ideale që ne të kontribuojmë në mbështetje. Prandaj ftoj të gjithë vullnetmirët që t’na bashkohen për t’ua kthyer buzëqeshjen personave nevojtarë”, ka thënë Minire Statovci Ademi.

Ajo ka falenderuar të gjithë kontribuesit përgjatë këtyre viteve, si dhe artistët që do të performojnë në këtë organizim.

Të gjitha mjetet e grumbulluara nga eventi humanitar organizuar nga “Femrat Shqiptare kudo që janë”, i cili mbahet të dielën më 5 Shkurt, nga ora 13:00, në restorant Bolero në Cyrih të Zvicrës, do të dedikohen për iniciativën “Barnatorja” në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini, iniciativë kjo që ndihmon personat me sëmundje të ndryshme që trajtohen në QKUK, e që nuk kanë mundësi t’i përballojnë shpenzimet e medikamenteve.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika