Të enjten, Kuvendi mban dy seanca

Të enjten, Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca, njëra do të fillojë në ora 09:30 me shqyrtimin e pikave të papërfundura, ndërsa seanca e re plenare pritet të fillojë në ora 10:00, ku në rend dite do të jetë interpelanca me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen, “Ligji i zyrtarëve publikë”

Të enjten e katër gushtit, Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës duke filluar nga ora 09:30.

Në këtë seancë do të shqyrtohen pikat e papërfunduara të seancës të së enjtes, seancë në të cilën është votuar për rezolutën për heqjen e vizave me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa për pikat e tjera nuk kishte kuorum.

Ndërsa në seancën e re plenare që pritet të fillojë në ora 10:00, në rend dite do të jetë interpelanca me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen, “Ligji i zyrtarëve publikë”.

Rendi i ditës

  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2003/5 i Kosovës për Farërat,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për Bujqësi Organike,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit nr.02/L-53 për gjuetinë,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2003/10 për plehrat artificiale,

Dhe shumë projektligje të tjera që priten të shqyrtohen, dhe pritet të jetë seanca e fundit para se deputetët të shkojnë në pushime verore.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika