Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë një mbledhje të enjten, me fillim nga ora 14:00.
Në rend të ditës janë paraparë tri pika kryesore, përfshirë konsultimet për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit dhe diskutimet mbi buxhetet komunale për disa nga komunat e vendit.
“Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan, dhe Zubin Potok:, thuhet në njoftim.