Të enjten seanca e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtor, do të diskutohet për grevat

Të enjten më 15 shtator të këtij viti do të fillojë seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor. Në këtë seancë, me propozim të opozitës pritet të diskutohet në lidhje me grevat e përgjithshme të sindikatave

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se është caktuar që seanca e parë e Kuvendit, për sesionin vjeshtor, të mbahet të enjten më 15 shtator të këtij viti.

Kusari-Lila njoftoi se ky sesion do të fillojë me miratimin e disa procesverbaleve të mbetura nga seancat e kaluara, dhe pastaj do të jenë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe tri projektligje të Ministrisë së Mbrojtjes.

“U dakorduam që sesioni i parë vjeshtor të mblidhet më 15 shtator ora 10:00. Me këtë rregullore parashihet që sesioni fillon me miratimin e procesverbale nga seancat e kaluara, pastaj janë deklarimet jashtë rendit ditës, pyetjet parlamentare dhe tri projektligje të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Kusari-Lila.

Po ashtu, ajo ka njoftuar se me propozimin e opozitës do të ketë debat parlamentar për grevën e përgjithshme të sindikatave.

Ndërkaq, edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka konfirmuar se do të ketë debat parlamentar rreth grevave të përgjithshme.

Ai e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me pakënaqësitë dhe grevat e sindikatave.

“Nuk ka si të fillojë ndryshe sesioni vjeshtor pa një debat rreth grevave që po ndodhin. Sot është java e tretë që fëmijët do të duhej të ishin në shkolla, por kjo nuk po ndodh si rezultat i kokëfortësisë së kryeministrit dhe mungesës së një dialogu social me sindikatat. Kjo kokëfortësi e kryeministri po i bënë dëm Kosovës dhe më së shumti fëmijëve. Shpresojmë që deri të enjten të gjendet një zgjidhje dhe të filloj mësimi”, ka thënë Tahiri.

Grevat e përgjithshme të organizuara nga sindikatat e punëtorëve të sektorit publik, kanë filluar më 25 gusht të këtij viti. Kërkesë kryesore e tyre është procesimi i 100 eurove deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika