Të enjten seanca për Trustin, VV-ja sërish kundër

Kusari-Lila ka njoftuar se seanca me pikat e papërfunduara do të mbahet nesër nga ora 13:00. Ajo, gjithashtu, ka theksuar se VV-ja sërish vazhdon të ketë qëndrimin e njëjtë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Mimoza Kusari-Lila, shefe parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e së hënës së 13 qershorit, ka caktuar tri seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

E para do të jetë nesër me fillim nga ora 13:00, ku do të bëhet vazhdimi i pikave të mbetura nga seancat e kaluara. Kurse seancë të re, Kuvendi do të mbajë të enjten më 16 qershor nga ora 10:00.

Po ashtu, seanca tjetër e ardhshme u vendos të mbahet të enjten më 23 qershor.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes(VV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se shumë projektligje të rëndësishme do të shqyrtohen dhe votohen në këto seanca.

Kusari-Lila ka njoftuar se seanca me pikat e papërfunduara do të mbahet nesër nga ora 13:00.

Ndërsa, seanca ku do të diskutohet për Trustin do të mbahet të enjten.

“U mor vendim që nesër të ketë seancë me ato pika të papërfunduara, ndërkohe të enjten do të ketë seancë të re të Kuvendit, ku do të shqyrtohet mes shumë projektligjeve edhe ai për Trustin Pensional”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se, askush nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes nuk e përkrah idenë e tërheqjes së këtyre mjeteve nga Trusti.

“Kjo nuk ka të bëjë me inate politike apo kokëfortësi tonën në raport me kërkesën. Por, sepse është e dëmshme dhe e shkatërron Trustin. Brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nuk ka pasur asnjë zë që e ka kërkuar mbështetjen e kësaj iniciative”, ka thënë Kusari pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo ka thënë se ky është inat politik i opozitës.

“Nuk do ta mbështesim iniciativën”, ka thënë Kusari-Lila.

“Qëndrimi ynë është kundër, sepse është e dëmshme, kjo iniciativë është për kategorinë e mesme, të cilët nuk janë duke u përballur me krizë të madhe, është si inat politik i opozitës, në situatë në të cilën shkatërrohet një sistem pensional”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika