Të Gjelbërtit Evropianë, përmes një deklarate të publikuar më 6 shtator 2025 në faqen e internetit të tyre, reaguan ashper ndaj veprimeve autoritare të qeverisë së Presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe shprehem mbështetje të fortë për protestat e udhëhequra nga studentët në Serbi.
Deklarata vjen sinreagim pasi dy eurodeputetë nga rradhet e të gjelbërtve u larguan nga Serbia, meqë ndjeheshin të kërcënuar nga autoritete shtetërore, pasi presidenti serb Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë të lartë i akuzuan për aktivizëm kundërshtetit të Serbisë, përkrahjen e protestave aantiqeveritare atje dhe i etikeruan si “bërllog” që don ta rrënoj Serbinë.