Të gjitha gjysmëfinalet e play-off-it evropian për Kupën e Botës 2026

Sot, e enjte, është hedhur shorti për ndeshjet eliminatore evropiane dhe ndërkontinentale për Kupën e Botës 2026. Të gjitha ekipet kombëtare kanë mësuar kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale.

Nga Evropa, Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Sllovakinë, ndërsa në finale do të ndeshet me fituesin e duelit Turqi-Rumani.

Në anën tjetër, Shqipëria do të luajë gjysmëfinalen ndaj Polonisë, ndërsa finalja do të jetë kundër fituesit të ndeshjes Ukrainë-Suedi.

Çiftet e playout-eve evropiane janë:

  • Italia – Irlanda e Veriut
  • Danimarka – Maqedonia e Veriut
  • Ukraina – Suedia
  • Turqia – Rumania
  • Uells – Bosnjë e Hercegovinë
  • Polonia – Shqipëri
  • Sllovakia – Kosova
  • Republika Çeke – Republika e Irlandës

Detajet e finales:

  • Fituesi i Ukrainës-Suedi do të presë ndeshjen Poloni-Shqipëri.
  • Fituesi Çeki-Irlandë do të presë Danimarkën ose Maqedoninë e Veriut.
  • Fituesi Sllovakia-Kosova do të jetë nikoqir ndaj fituesit Turqi-Rumani.
  • Fituesi Uells-Bosnjë do të jetë nikoqir ndaj fituesit Italia-Irlanda e Veriut.

Datat:

  • Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 26 mars 2026.
  • Finalet do të luhen më 31 mars 2026, nikoqiri përcaktohet me short.

Ky short i hap rrugë për një mundësi historike, kualifikimin e Kosovës dhe Shqipërisë për në Botërorin 2026.

Të fundit nga rubrika