Të martën takimi i radhës Kosovë-Serbi në Bruksel

Te martën e 21-qershorit, mbahet takimi i radhës i kryenegociatorve nga Kosova dhe Serbia

ilustrim

Përfaqësuesi i veçantë  i BE-së, Miroslav Lajçak, të martën do t’i presë në Bruksel, kryenegociatorin kosovar dhe atë serb.

Fokus i këtyre diskutimeve do të jetë çështja e energjetikës.

“Diskutimet do të fokusohen në finalizimin e një udhërrëfyesi, i cili do të lehtësonte zbatimin e marrëveshjeve energjetike të 2013 dhe 2015 dhe në çështje të tjera aktuale, duke përfshirë përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, ka nënvizuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Stano në një përgjigje me shkrim dërguar mediave.

Që nga kriza e shtatorit në veri të Kosovës, kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga Prishtina dhe Petar Petkoviq nga Beogradi janë takuar vetëm një herë, më 21 prill, kur dështoi arritja e marrëveshjes për target e automjeteve.

Sipas zyrtarëve evropianë, energjetika dhe çështja e të pagjeturve janë dy tema ku palët i kanë përafruar qëndrimet.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika