Të mos jesh kurrë i lumtur me atë që ke është çelësi i suksesit për Jose Mourinho

Jose Mourinho, trajneri i Romës ka thënë se çelësi i suksesit të tij është mosqenia kurrë i kënaqur dhe kërkesa që gjithmonë të bëjë më shumë. Sipas tij, kjo ndjenjë nuk ka të bëjë fare me moshën, por me personalitetin

Jose Mourinho, trajneri i Romës

Jose Mourinho, trajneri i Romës ka thënë se çelësi i suksesit të tij është mosqenia kurrë i kënaqur dhe kërkesa që gjithmonë të bëjë më shumë.

Mourinho ka përfunduar sezonin e tij të parë në Romë, i cili i dha klubit trofeun e parë të madh që nga viti 2008 dhe trofeun e tij të pestë evropian me triumfin në Ligën e Konferencës.

“Përpiqem të mos ndiej shumë presion në punën time”, ka thënë Jose Mourinho.

“Mendoj se kam një marrëdhënie të shëndetshme me stresin. Të mos ndiesh asgjë, nuk është mirë, ashtu siç është të ndiesh shumë për të. Pra, është e rëndësishme të kesh një ekuilibër të mirë, si dhe përvojën për ta përballuar atë”.

Mourinho ka thënë se,” çelësi i suksesit është të mos jesh kurrë i lumtur me atë që ke, kur fiton disa medalje, dëshiron më shumë”.

“Kur shënon një gol, dëshiron të shënosh më shumë. Gjithçka rrotullohet rreth “edhe më shumë”. Asnjëherë nuk mjafton. Kjo ndjenjë nuk ka të bëjë fare me moshën, ka të bëjë me personalitetin”, ka shtuar ai.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika