Të paktën 20 të vdekur nga stuhia e dimrit në SHBA, mijëra pa energji elektrike

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme dhe reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara, teksa një stuhi e fuqishme dimri vazhdon të godasë vendin.

Autoritetet kanë bërë të ditur se në disa raste është ende herët për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjeve, por ato lidhen me kushtet e ashpra të motit.

Temperaturat shumë të ulëta pritet të vazhdojnë në pjesën më të madhe të lindjes së SHBA-së. Miliona qytetarë janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur, udhëtimet ajrore janë ndërprerë dhe qindra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike. Megjithatë, situata ka nisur të përmirësohet në disa zona që nga fundjava.

Guvernatori i Kentakit, Andrew Beshear, tha se sistemi i stuhisë është larguar kryesisht nga shteti i tij, por paralajmëroi se rreziku ende nuk ka kaluar.

“Nuk jemi ende jashtë rrezikut”, u shpreh ai, raporton BBC.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron se disa shtete të tjera do të përballen me një “ngrirje të thellë” gjatë kësaj jave, duke shtuar se temperaturat e acarta do të prekin dy të tretat lindore të SHBA-së dhe priten të shënohen disa rekorde minimale historike.

Ndërkohë, reshjet e borës pritet të zbuten gradualisht dhe deri të martën të kufizohen kryesisht në lindje të Kanadasë.

Stuhi tjetër dimri mund të godasë SHBA-në fundjavën e ardhshme

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar gjithashtu se po rritet mundësia për një tjetër stuhi të fuqishme dimri që mund të godasë pjesën lindore të SHBA-së fundjavën e ardhshme.

Në një postim në rrjetin social X, ky institucion tha se është ende herët për të dhënë detaje konkrete, por se do të ofrojë përditësime gjatë javës. Ende nuk dihet nëse stuhia e paralajmëruar do të sjellë të njëjtin nivel reshjesh bore si ditët e fundit.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika