Të paktën 36 persona të vdekur nga zjarret në Hawaii

FOTO: AP

Të paktën 36 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve pyjore që kanë përfshirë ishullin Maui në Hawaii kanë thënë zyrtarët.

Zjarret janë ndezur nga erërat e forta – prej një uragani në afërsi – duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe duke djegur shumë zona, shkruan BBC.

Mijëra persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pasi në zonën e zjarreve është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për shumë persona të zhdukur.

“Ne mezi ikëm me kohë”, ka thënë Kamuela Kawaakoa, e cila ka ikur në një qendër evakuimi të enjten, bashkë me burrin dhe djalin e saj gjashtëvjeçar.

“Ka qenë shumë e vështirë kur e kam parë vendin tim krejt në hi, dhe nuk kam mundur të bëj asgjë”.

Pesë qendra evakuimi janë hapur në Maui, por zyrtarët kanë thënë se të gjitha janë të mbingarkuara me njerëz.

Ky ishull vizitohet shumë nga turistët, por atyre u është bërë thirrje që të mos nisen atje.

“Këtu nuk është vend i sigurt”, ka thënë guvernatorja e Havait, Sylvia Luke.

Zjarrfikësit janë ende në luftë me zjarret, ndërsa helikoperët janë duke hedhur ujë mbi zjarret nga lartësia.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika