Të paktën tre të vdekur dhe 60 të lënduar në një aksident në Gjermani

Të premten e 3 qershorit, është raportuar nga mediat e huaja për vdekjen e të paktën tre personave, 60 të lënduar, ku 16 prej tyre me lëndime të rënda në një aksident të trenit, pranë një resorti të skive në Gjermani

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 60 të lënduar në një aksident treni në Gjermaninë jugore.

Sipas mediave të huaja, përcjell PortaliD, treni doli nga shinat në veri të vendpushimit të skive Garmisch-Partenkirchen në Bavari.

Një zëdhënës i zyrës së qarkut të Garmisch-Partenkirchen tha se gjithsej 60 persona u trajtuan me lëndime, 16 prej tyre të rënda, raporton spiegel.de.

 

“Njerëzit po tërhiqen nga dritaret,” tha një zëdhënës i policisë federale. Mes të plagosurve ishin të gjitha moshat.

Sipas informacioneve të SPIEGEL, treni i përfshirë në aksident është treni rajonal RB 59458 i drejtuar nga DB Regio nga Garmisch-Partenkirchen në Stacionin Qendror të Mynihut.

Sipas raportimeve të para, treni ka dalë nga shinat disa çaste nga stacioni i nisjes rreth orës 12:15. Drejtuesi i hekurudhës thuhet se ka mbetur i bllokuar.

Tutje thuhet se një operacion i madh i shërbimeve emergjente është duke u zhvilluar dhe linja hekurudhore aktualisht është plotësisht e mbyllur.

Deri më tani, është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, përcjell PortaliD.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika