Të premten vazhdon seanca plenare, në rend dite mocioni për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së

Të premten në ora 10:00 do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të hidhen në votim disa projektligje që nuk janë miratuar në seancat e kaluara, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së

Kuvendi i Kosovës

Të premten e një korrikut, Kuvendi do të vazhdojë seancen plenare të së enjtes, duke filluar nga ora 10:00.

Rendi i ditës

Në rend dite është shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRrE).

  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  • Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.

Ndryshe, të enjten e 30 qershorit, pas përfundimit të debatit parlamentar,  deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka propozuar rezolutën me anë të së cilës kërkohet reduktimi i akcizës dhe norma e TVSH-së në derivate për një periudhë tremujore, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

Po ashtu edhe zgjerimi i listës së produkteve esenciale me TVSH të reduktuar për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë, varësisht nga zhvillimet ndërkombëtare.

Nga 71 deputetë pjesëmarrës në votim, për rezolutën votuan 24 deputetë, ndërsa kundër ishin 47.

Rrjedhimisht, rezoluta e propozuar nuk i mori votat e mjaftueshme për të kaluar në Kuvend.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika