Të shtëna me armë gjatë grabitjes së një furgoni që transportonte para në Prishtinë

Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Sipas të dhënave fillestare, incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon transporti parash.

Policia bën të ditur se nuk ka raporte për persona të lënduar.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet nga ana e Policisë për Dukagjinin.

Të fundit nga rubrika