Të shtëna me armë në Prishtinë: Plagoset një person, arrestohet një i dyshuar

Një person është plagosur dhe një i dyshuar është arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë

Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të martën mbrëma në rrugën “Maliq Pashë Gjinovci” në Prishtinë, ku si pasojë dyshohet se një person është plagosur.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:40, pranë një hoteli në zonë.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se një person i dyshuar tashmë është arrestuar, ndërsa dyshohet se ka edhe të tjerë të përfshirë.

“Po, sonte rreth orës 22:40 është pranuar informata për të shtëna me armë në afërsi të një hoteli në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar të gjitha njësitë në terren dhe pas dy-tre minutash njësitet policore rajonale për reagim të shpejtë janë përgjigjur rastit. Ato kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë njoftuar se kanë hasur në një person të plagosur, si dhe një person tjetër, i cili ka qenë duke ikur, dhe të njëjtin e kanë ndaluar dhe arrestuar. Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe policia është në proces të ndërmarrjes së veprimeve të tjera operative dhe hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e tjera,” ka deklaruar Hoxha, për Dukagjinin.

Policia është duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për t’i identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika