Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar sot pasdite (e shtune), më 31 janar 2026, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga KosovaPress, në vendin e ngjarjes janë parë disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa zona është rrethuar me shirit sigurie për të kufizuar qasjen e qytetarëve, aty ku dyshohet se ka ndodhur incidenti.
Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë sqarime lidhur me rastin, ndërkohë që është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo të arrestuar, si dhe rrethanat që kanë çuar në gjuajtjet me armë zjarri.
