Tre persona kanë vdekur dhe mbi 10 janë plagosur në një sulm me armë jashtë një lokali në Austin, Texas.
Autoritetet thanë se dy viktimat ishin të vrarë në vend, ndërsa sulmuesi, identifikuar si Ndiaga Diagne, një qytetar amerikan me origjinë nga Senegali, u qëllua dhe u vra nga policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit pranë Buford’s Bar në West Sixth Street. Policia tha se Diagne qëlloi fillimisht nga një SUV drejt njerëzve në trotuar dhe më pas u drejtua drejt lokalit me një armë tjetër.
Tre oficerë e ndaluan dhe e vranë atë në vend, raporton BBC.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende motivet e rastit, por Agjenti i Përveçëm i FBI-së në San Antonio, Alex Doran, tha se ekzistojnë shenja që sugjerojnë lidhje me terrorizmin.
14 të plagosurit u dërguan në spital, tre prej tyre në gjendje kritike.
Presidenti amerikan Donald Trump është njoftuar për sulmin, ndërsa senatori texan republikan, Ted Cruz, e ka dënuar ngjarjen si të tmerrshme.