Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për media para se të hyjë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillojë një takim me kreun e VV-së, Albin Kurti.
Hamza ka bërë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për situatën aktuale politike në vend.
Para këtij takimi, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ndërsa menjëherë pas saj është zhvilluar takimi mes Hamzës dhe Kurtit në Kuvend.
Ndërkohë, Blerand Stavileci ka deklaruar se gjatë mbledhjes janë trajtuar parimet lidhur me çështjen e presidentit, si dhe qëndrimi që do të mbajë Bedri Hamza në cilësinë e kryetarit të PDK-së.