Temperaturat e larta – nga nesër kufizohet orari për disa kategori, gratë shtatzëna lirohen nga puna

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, për shkak të temperaturave të larta, ka marrë vendim që të kufizohet orari i punës nga nesër deri më 20 korrik për disa kategori.

Nga kjo datë lirohen nga puna gratë shtatzëna, ndërsa qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

Po ashtu, ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00.

MSh-ja thotë tutje se varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht, do të ndërmerren edhe masa të tjera.

Njoftimi i plotë:

“Në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të kufizohet orari i punës nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 për këto kategori”.

  • Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.
  • Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.
  • Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
  • Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

No photo description available.

No photo description available.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika