“Tentim vrasja” në Prishtinë, arrin në katër numri i personave të arrestuar

Në njoftimin e policisë thuhet se hetimi fillestar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar: R. I, mashkull, 19 vjeç dhe G. H, mashkull, 19 vjeç. Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar: A.V, mashkull, 19 vjeç, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, gjatë ditës diel i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur të shtunën (dje) në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se hetimi fillestar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar: R. I, mashkull, 19 vjeç dhe G. H, mashkull, 19 vjeç.

Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar: A.V, mashkull, 19 vjeç, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.

Ndërsa, personi i parë në këtë rast është arrestuar të shtunën e katër marsit, pasi dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë.

“Menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar. I dyshuari: D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika