Tentim vrasje në Rahovec – një burrë plagoset nga plumbi, s’dihet kush e qëlloi

Policia e Kosovës

Një rast i tentim vrasjes është raportuar në orët e para të së dielës në Rahovec, ku një burrë ka mbetur i plagosur nga një plumb, drejtimi i të cilit ende nuk dihet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima – një mashkull kosovar – është qëlluar me armë zjarri dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

“Rahovec / 03.08.2025 – 01:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Hetimet rreth rrethanave të incidentit dhe identifikimit të të dyshuarve janë në vijim.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika