Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rreth orës 21:00, i dyshuari ndodhej në dhomat e ndalimit kur, me forcë, ka hapur derën dhe ka dalë nga ambientet e stacionit policor.
Menjëherë pas incidentit, njësitet policore kanë reaguar duke ndërmarrë veprime operative, me ç’rast kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë sërish të dyshuarin, i cili është kthyer në stacion pa incidente të tjera.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është rikthyer në dhomat e ndalimit.
Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.