Tentoi të fuste kokainë në Kosovë – arrestohet shtetasi i Malit të Zi në Bërnjak

Foto ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi të Malit të Zi, i cili tentoi të hyjë në territorin e Kosovës me substanca narkotike të dyshuara.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, më 14 maj 2025, rreth orës 22:20, në Pikën Kufitare të Bërnjakut. Gjatë kontrollit të zakonshëm, njësitet policore kanë zbuluar në çantën e të dyshuarit një qese të vogël najloni që përmbante rreth 0.69 gram substancë të dyshuar si kokainë. Gjithashtu, është gjetur edhe një plastikë e rrumbullakët me rreth 0.50 gram të së njëjtës substancë.

Sipas policisë, substanca e dyshuar si kokainë është konfiskuar ndërsa personi është shoqëruar për intervistim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të ndriçuar rrethanat e plota të rastit.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika