Tentojnë t’i fusin në veturë dy të mitura, njëri në mbajtje e tjetri në arrati

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se dy vëllezër kanë tentuar t'i fusin në veturë dy të mitura femra kosovare. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, kurse tjetri gjendet ne arrati

Emblema e Policisë së Kosovës

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar pasi kishte tentuar t’i fusë në veturë dy të mitura së bashku me vëllaun e tij, i cili gjendet në arrati, bën të ditur Policia e Kosovës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur përgjatë të premtes, në Istog.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij, i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar t’i fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare”, thuhet në raport.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se i dyshuari i cili është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika