Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet ka goditur Malin e Zi, dridhjet e të cilit janë ndier edhe në Kosovë, e ne vendet tjera të Ballkanit

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur Malin e Zi në orët e hershme të së enjtes në afërsi të Nikshiqit.

Dridhjet e këtij tërmeti janë ndier edhe në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Shqipëri e Serbi.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi.

Përveç dëmeve materiale deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo të vdekur.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika