Tërmeti godet prapë Turqinë

Jugu i Turqisë është goditur sërish nga dy tërmete, të njëpasnjëshme, njofton Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë

Jugu i Turqisë është goditur sërish nga dy tërmete, të njëpasnjëshme, njofton Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë.

AFAD raportoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë 6.4 në rrethin Defne të provincës Hatay, ndërsa tërmeti i dytë ishte me magnitudë 5.8 në rrethin Samandağ po ashtu në provincën Hatay.

 

Pothuajse janë bërë dy javë që nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku numri i të vdekurve tashmë ka shkuar në më shumë se 46 mijë njerëz dhe më shumë se 84 mijë ndërtesa janë dëmtuar rëndë, disa kanë nevojë për prishje urgjente dhe janë shembur.

Turqia përpiqet të menaxhojë fatkeqësinë e saj më të keqe prej shumë vjetësh, shqetësimet po rriten për viktimat e tragjedisë në Siri, me Programin Botëror të Ushqimit (WFP) që u bën presion autoriteteve në veriperëndim që të ndalojnë bllokimin e hyrjes në zonë, ndërsa kërkon të ndihmojë qindra mijëra të njerëzve të shkatërruar nga tërmetet.

Numri i të vdekurve në Turqi është 40 mijë e 642 nga tërmeti, ndërsa Siria fqinje ka raportuar më shumë se 5 mijë e 800 të vdekur, një shifër që nuk ka ndryshuar prej disa ditësh.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika