Tërmeti në Tajvan, Hoti: Në këtë ditë të rëndë qëndrojmë afër tyre dhe lutemi për ta

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi sot Tajvanin, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjarët e viktimave që humbën jetën si pasojë e tij

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me tërmetin që ka goditur Tajvanin.

Hoti ka thënë se në këto momente qëndrojnë afër tyre dhe luten për ta.

Deputeti nga radhët e kësaj partie ka thënë se qëndrojnë pranë institucioneve të Tajvanit dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Tërmeti i rëndë në Taiwan ka lënë disa të vdekur e të lënduar dhe dëme të mëdha materiale”, ka shkruar Hoti.

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit i ka goditur sot brigjet lindore të Tajvanit, duke lënë së paku shtatë persona të vdekur, ndërsa janë lënduar 763 të tjerë. Këto të dhëna vazhdimisht po përditësohen pasi ka akoma njerëz që janë të bllokuar poshtë rrënojave të ndërtesave.

Lexo më shumë: Tajvan: Shtatë të vdekur dhe 763 të tjerë të lënduar nga tërmeti i fuqishëm

Pas valës së parë goditëse janë shkaktuar edhe disa termete të tjera të fuqishme, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami për Japoninë jugore dhe Filipinet, raporton CNN, përcjellë Dukagjini.

Qeveria e Tajvanit ka njoftuar se katër persona kishin vdekur në qarkun lindor malor, me popullsi të rrallë të Hualien, afër vendit ku ishte epiqendra, me më shumë se 50 të plagosur.

Departamenti i zjarrfikësve ka thënë se të paktën 26 ndërtesa janë shembur, më shumë se gjysma në Hualien, megjithëse në një nga ato më të dëmtuara 22 persona u shpëtuan dhe vetëm një i humbur.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika