Tërnava për festën e Vidovdan-it: Tubimet e tilla mund të shkaktojnë konflikte

Të ftuarit në emisionin Debat Plus, kanë folur për festën serbe "Vidovdan", në aspektin e sigurisë dhe në aspektin historik. Ata e kanë cilësuar si një tubim që mund të shkaktojë konflikte dhe prishje të rendit të qetësisë, duke rritur mundësinë për nxitje të luftës dhe shovinizmave nga Serbia kundër Kosovës

Hajrullah Tërnava- Ekspert i sigurisë, në emisionin "Debat Plus"

“Festa e Vidovtanit mund të krijojë çrregullime ligjore dhe eksese politike”, kështu ka thënë Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, për festën e sotme të serbëve, “Vidovdan”.

Ai në emisionin “Debat Plus”, të RTV DUKAGJINI, ka thënë se tubimet e tilla, në një kohë kur siguria në Ballkan është e cenuar, mund të shkaktojë prishje të rendit të qetësisë në Kosovë dhe mund të ketë qëllimin e ndonjë eksesi politik.

“Invazioni i Rusisë ndaj Ukrainës, kohë kur Serbia paraqitet si mik i besueshëm i Rusisë, ky tubim mund të ketë qëllimin e prishjes së rendit të qetësisë në Kosovë”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, përmes mesazheve të përçuara nga serbët në festën e sotme, mund të ketë një ndikim, çështja e acaruar në mes të Kosovës dhe Serbisë qe 22 vjet.

“Serbia dëshiron të shkaktojë eksese, prandaj gjithnjë derisa zgjidhet çështja definitive mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të presim kësi eksese nga ta, mund të klasifikohet si luftë  speciale”, ka shtuar ai.

Në pyetjen se a duhet të lejohen tubime të tilla, Tërnava u shpreh nëse do ndalohej nga Kosova ky manifestim, do përdorej për qëllime politike, si cenim i të drejtave të serbëve.

“Unë megjithatë mendoj se po të ndalohej, do të përdorej si politikë, si cenim i të drejtave të serbëve, nuk është koha të ndalohet, por duhet të kemi parasysh që për të gjithë këto festa, në vitet e ardhshme mund të ketë konflikte, duhet të gjejmë mënyrën të ndalohet ky festim”, ka shtuar ai.

Demaj: Thirrjet luftë-nxitëse ndalohen në çdo shtet

Ndërsa për aspektin historik të kësaj beteje, ka folur historiani, Frashër Demaj, i cili ka thënë se  ky manifestim i serbëve në Kosovë, është me tendenca të caktuara.

“Tendenca e tyre po vazhdon në të njëjtën datë, më 28 qershor”, ka thënë Demaj.

Sipas tij, këto tubime duhet të lejohen të mbahen mbi bazën e disa parimeve që i përcakton ligjshmëria dhe kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Frashër Demaj- historian në emisionin “Debat Plus”

Ai ka thënë se në këtë festë, serbët po mundohen që përmes Kosovës, të bëjnë thirrje Anti-Kosovë, anti-shqiptarë.

“Me thirrje shoviniste, në këtë manifestim duhet nxjerrë mësim Qeveria e Kosovës, nëse duan të lejojnë që manifestime të tilla të organizohen në Kosovë, kjo festë e serbëve ose manifestimi i tyre bën thirrje luftë-nxitëse dhe anti-kushtetuese”, ka shtuar ai.

Sipas tij, serbët po festojnë diçka që nuk është e tyre, pasi që po e festojnë humbjen.

“Beteja e Kosovës e vitit 1389, ka ndodhur në mes Koalicionit Ballkanik dhe Perandorisë Osmane, ku në koalicion kanë marrë pjesë bullgarët, serbët, shqiptarët e popullsi të tjera, dhe kjo është arsyeja pse ata janë bërë bashkë kundër Perandorisë Osmane”, ka thënë ai.

Ai ka thënë ndër të tjera që Betejën e Kosovës, e ka humbur Koaliconi Ballkanik ndërsa e ka fituar Perandoria Osmane.

Ai për këtë festë nga ana e serbëve, ka thënë se ka marrë hov qysh nga ardhja e Millosheviqit në pushtet.

“Ka marrë hov prej ardhjes së Millosheviqit në pushtet, para 89 nuk është festuar në përmasa të tilla dhe nuk ka pasur thirrje kundër Kosovës”, ka shtuar ai.

Demaj ka përfunduar duke thënë se në këtë festë, nuk merrë pjesë ndonjë elitë intelektuale, por sipas tij, merr pjesë shërbimi sekret serb që nxitë anti-shqiptarizma.

Sipas tij, duhet të ndalohen thirrjet shoviniste të Serbisë kundër Kosovës.

Ndryshe, “Vidovdan”, festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb, Lazar.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika