Tetë vjedhje për bukën e gojës, mbi 11 vjet burgim – Rrëfim i çuditshëm i 42-vjeçarit nga burgu i Dubravës

Burim Kastrati, 42-vjeçar nga Gjilani, i dënuar me 11 vjet e 1 muaj burg për tetë raste vjedhjeje, thotë se i hyri rrugës së krimit për të siguruar bukën e gojës. Në një rrëfim për emisionin “Prapa Grilave” në TV Dukagjini, ai tregon se skamja dhe mungesa e përkrahjes familjare e shtynë drejt vjedhjeve, kryesisht të kabllove dhe hekurave nga objekte të braktisura.

“Krejt për hekura e kablla jam në burg, as 1 mijë euro vlerë s’kanë pasë. Po e mbaj këtë dënim që 8 vjet e gjysmë. Skamja më ka shty, kam pasë vetëm një social prej 60 eurove, e gruan të sëmurë me diabet”, thotë Kastrati.

Ai rrëfen se ka hyrë në vjedhje pa maskë, pa armë, e gjithmonë i vetëm, ndërsa mohon të ketë rrezikuar ndonjë familje.

Edhe pse është arrestuar disa herë, thotë se nuk i ka mjaftuar pendesa pa hyrë në burg.

“Më ka përmirësu burgu. Tash jam më i pjekur, e kam kuptu që nuk ia vlenë me hy në atë rrugë. Puna qoftë dhe për 200 euro është më mirë se me kalbë në burg”.

Ai kritikon Policinë e Gjilanit për raportet që, sipas tij, ia kanë vështirësuar të drejtën për fundjavë jashtë burgut.

“Raportin për vikend e jep Dubrava, jo Policia e Gjilanit. S’kanë pse më nxijnë me të kaluarën time”.

Kastrati, tash gjysh, falënderon bashkëshorten për durimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe u bën thirrje të rinjve të largohen nga rruga e vjedhjes:

“Mos hyni në krim për asnjë çmim. Punoni, ecni përpara, se jeta në burg është e rëndë. Unë humba 11 vjet – nuk ia vlenë”.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika