Tetë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi

Janë bërë tetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes të Kosovës dhe Serbisë

Isa Mustafa, Federica Mogherini dhe Aleksandër Vuçiq

Këtë të premte bëhen tetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishe përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi.

Kjo sipas ndërmjetësueses në atë kohë, Federica Mogherini, ishte arritur rreth orës 2 pas mesnate.

“Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, kishte shkruar ajo në rrjetin social Tëitter.

Pas takimit, Mustafa kishte thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

Ai kishte thënë se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri, me theks të veçantë Mbrojtja Civile.

Ndërkaq, Vuçiq kishte thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen, pasi Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë. /kp/

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika