“Thaçi e Rugova i mungojnë kësaj salle”, Rama nga Kuvendi i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë u shpreh se shqiptarët sot, 110 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë më shumë të drejta se kurrë me parë.

Sipas Ramës, janë dy emra që i mungojnë sallës së Kuvendit të Shqipërisë në këtë ditë të veçantë, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar tha se Kosova nuk do të presë gjatë der në njohjen përfundimtare.

“Unë besoj se edhe njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë dhe se Kosova nuk do të presë kaq sa ka pritur qysh se ka shpallur pavarësinë për t’u njohur përfundimisht, ndërkombëtarisht dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të gjithë organizimit të përgjithshëm të botës ku ne jetojmë”, tha Rama.

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, është mbajtur mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika