Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur hapur për përvojën e tij në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar si një privim të përkohshëm, në krahasim me lirinë e përhershme që e ka fituar populli i Kosovës.
Thaçi mohoi çdo akuzë për planifikim të gabuar, duke theksuar se përballja e tij me drejtësinë ndërkombëtare nuk ka të bëjë me veprimet konkrete, por me identitetin dhe përfaqësimin e tij si lider politik dhe ushtarak.
“Jam këtu jo për atë se kam bërë ndonjë plan të gabuar, por për atë se kush kam qenë, kë dhe si e përfaqësoja dhe ndoshta edhe kush jam, apo edhe se kam ndryshuar shumë në taktikë, por kam mbetur po ai që kam qenë në strategji për të mirën e shtetit dhe qytetarit. Dikush tha: ‘Ke bërë hapa më të shpejtë seç duhej bërë’”, ka thënë Thaçi në një intervistë në KlanKosova.
“Narrativat historike dhe agjendat politike në sistemet demokratike nuk marrin përgjigje përmes burgjeve. Edhe në këtë situatë dhe çdoherë unë do i besoj drejtësisë. Nga dita e parë, nuk e kaloj kohën duke e menduar veten nxitimthi, por me durim”.