“The Scale, Adjudication, and Documentation of Crimes Committed During the War in Kosovo”, libri i ri shkencor për krimet e luftës në Kosovë

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster dhe drejtori i Programit të Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Aidan Hehir, ka njoftuar për publikimin e librit shkencor “The Scale, Adjudication, and Documentation of Crimes Committed During the War in Kosovo”, i cili pritet të botohet këtë vit dhe tashmë është i disponueshëm për porosi paraprake.

Libri është redaktuar nga Aidan Hehir dhe Furtuna Sheremeti dhe është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Sipas Hehirit, projekti përbën një nder dhe një përvojë të veçantë profesionale, veçanërisht për shkak të bashkëpunimit të ngushtë me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, të cilin ai e vlerëson për punën jetike që po bën në dokumentimin e krimeve të së kaluarës.

“Jam shumë i kënaqur që libri “The Scale, Adjudication, and Documentation of Crimes Committed During the War in Kosovo” – redaktuar nga unë dhe Furtuna Sheremeti – do të botohet këtë vit dhe tani është i disponueshëm për porosi paraprake. Ishte një nder të punoja në këtë projekt me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili po bën një punë me rëndësi jetike në dokumentimin e krimeve të kaluara në Kosovë”, ka shkruar Hehir në Facebook.

Libri është përgatitur në bashkëpunim me Institutin dhe sjell së bashku studiues të njohur ndërkombëtarë, juristë, analistë kulturorë dhe ekspertë të drejtësisë tranzicionale.

Përmes një qasjeje multidisiplinare, libri analizon luftën e Kosovës (1998–1999), duke ofruar një shqyrtim të thelluar akademik të krimeve të kryera gjatë asaj periudhe.

Në këtë vëllim trajtohen tema të ndjeshme dhe komplekse, si shkatërrimi i trashëgimisë kulturore, dhuna me bazë gjinore, klasifikimet ligjore të krimeve, analizimi i varrezave masive, si dhe metodat e përdorura për hetimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës.

Po ashtu, libri ofron reflektime unike mbi sfidat e hulumtimit të krimeve të luftës, duke kontribuar në debatet më të gjera mbi drejtësinë tranzicionale, kujtesën kolektive dhe ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme.

Libri ka marrë vlerësime të larta edhe nga akademikë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika