Themelimi i Asociacionit, Bërnabiq i kërkon perëndimit t’i bëjë presion Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka kërkuar nga perëndimi që t’i bëjë presion Kosovës për ta zbatuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka kërkuar nga Brukseli dhe Washingtoni që t’i bëjnë presion Kosovës për ta zbatuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në një intervistë për RTS, Bërnabiq ka thënë se serbët ishin në institucione sipas marrëveshjes së Brukselit, teksa shtoi se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i zbaton ato, atëherë nuk ka kuptim që serbët të jenë nëpër institucione.

“Në fund të fundit serbët e Kosovës janë në ato institucione duke iu falënderuar asaj Marrëveshjeje të Brukselit, dhe kur Albin Kurti thotë se për të nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit, atëherë nuk e di saktësisht se ku qëndron problemi pse serbët nuk janë në institucione”, është shprehur Bërnabiqi.

“Presim nga bashkësia ndërkombëtare, fillimisht nga Brukseli, por edhe Washingtoni, që të bëjnë presion mbi Prishtinën që në një afat sa më të shkurtër të nisin zbatimin e marrëveshjes së Brukselit që nënkupton themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, shtoi ajo.

Kryeministrja serbe ka theksuar se i kanë marrë të gjitha garancitë edhe nga përfaqësuesi i SHBA-së, Gabriel Escobar, se do ta bëjnë në një afat të shkurtër.

Po ashtu, ajo ka deklaruar që ka frikë nga përshkallëzimi i situatës në Kosovë.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika