Themelohet Komisioni për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se këtë vit do të bëjnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikur që është bërë në Këshillin e Evropës

Qeveria e Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë së në mbledhjen e qeverisë kanë miratuar propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues ndër institucional për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE).

Kështu bëri të ditur ai gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Ai ka njoftuar se këtë vit do të bëjnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikur që është bërë në Këshillin e Evropës.

“Sot themeluam Komisionin ekzekutiv për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian si një grup ndërinstitucional që do të jetë përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, ministria ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen buxhetore prej 41 milionë euro sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë, si mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur të enjten ka thënë se mjetet do të merren nga nënprogrami i ringjalljes ekonomike dhe do të transferohen në Ministrinë e Ekonomisë.

“Për ndarjen e 41 milionë euro – mbështetjen në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta të importit asisoj që ato tarifa të mos transmetohen te konsumatori fundor. Mjetet merren nga nënprogrami i ringjalljes ekonomike me kod 29-300 dhe transferohen në Ministrinë e Ekonomisë”, ka thënë Murati.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika