Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës dy persona janë therur me thikë në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi ishin sulmuar dhe therur me thikë nga tre persona të dyshuar.
Tutje bëhet e ditur se policia ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nën veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.
