Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar pasi ka therur me thikë një tjetër.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 6 shkurt dhe se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në trajtim mjekësor, njofton Dukagjini.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Santea, Prishtinë / 06.02.2026 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.