Therje me thikë në Drenas, një person përfundon në spital 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Korroticë e Poshtme të komunës së Drenasit, ku një person është therur me thikë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar menjëherë pas incidentit, pasi dyshohet se e ka sulmuar me mjet të mprehtë – thikë – viktimën, gjithashtu mashkull kosovar.

“Fsh. Korroticë e Poshtme, Gllogoc 09.11.2025 – 02:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të fundit nga rubrika