Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 1 mars, rreth orës 17:38. I dyshuari, ka thyer derën e banesës së viktimës femër kosovare dhe më pas ka tentuar t’i vë flakën banesës.
Policia ka ndërhyrë me kohë duke e ndaluar të dyshuarin.
Bëhet e ditur se i dyshuari kishte në fuqi edhe një urdhër mbrojtës ndaj viktimës, të cilin nuk e ka respektuar.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.