Thyhen dyert e “Pastërtisë” në Ferizaj

Kompania Regjionale për Mbeturina në komunën  e Ferizajt, ka njoftuar se për shkak se i janë thyer dyert e objektit, i ka pezulluar shërbimet e administratës

Objekti i kompanisë Regjionale për Mbeturina në komunën e Ferizajt, “PASTËRTIA

Kompania Regjionale për Mbeturina në komunën e Ferizajt, “PASTËRTIA”, ka njoftuar se i ka pezulluar shërbimet e administratës, për shkak se persona të panjohur i kanë thyer dyert në objektin e saj qendror.

“KRM »Pastërtia » – Ferizaj, njofton klientët që për shkak të thyerjes së dyerve në objektin qendror nga persona ende të panjohur, kompania pezullon shërbimet e administratës deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e KRM Pastërtisë.

Portali Dukagjini ka kontaktuar me Basri Sylën, drejtorin e kësaj kompanie, i cili tha se nuk i di arsyet se pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Syla bëri të ditur se sipas informatave që deri tani i posedojnë, nuk është marrë asgjë në zyrat e tyre, sepse sipas tij, në arkë asnjëherë nuk lënë të holla.

Ai u shpreh se janë duke i pritur hetimet e policisë, për ta zbardhur në tërësi rastin.

“Pak më herët policia e kanë kryer pjesën e tyre. Asgjë nuk kanë marrë, vetëm i kanë thyer dyert. Arkën nuk e kanë prekur, sepse aty nuk kemi lënë mjete. Ende nuk e dimë se çfarë kanë mund të marrin, nuk i dimë arsyet”, ka deklaruar Syla.

Drejtori i kompanisë regjionale “Pastrimi”, tha se një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe para tri vjetësh.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika