“Ti je me Saminë, unë me Albinin” – Debat mes Mehmetajt dhe Zebicës, reagon edhe Lushtaku

Debat i tensionuar është zhvilluar në emisionin Debat Plus mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe analistit Kujtim Zebica.

Përplasja nisi pasi Mehmetaj e akuzoi Zebicën për afërsi me pushtetin dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se ai nuk ka ngritur zërin kundër korrupsionit gjatë katër viteve të qeverisjes Kurti.

Zebica iu kundërpërgjigj duke thënë se Mehmetaj është në anën e nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

“I kemi të ndara taboret, ti je me Sami Lushtakun, unë jam me Albin Kurtin,” u shpreh ai.

Mehmetaj e mohoi këtë afërsi politike.

“Unë s’jam me askënd. Vlerat e lirisë i respektoj dhe i nderoj… Nëse duhet të zgjedh mes dikujt që ka marrë armën për liri dhe tjetrit që ka thënë se s’e merr kurrë, unë jam me të parin”.

Ai e quajti Zebicën “servil të pushtetit” dhe e akuzoi se nuk ka pasur guxim të kritikojë zyrtarë të Vetëvendosjes, përfshirë Mimoza Kusarin, pas bisedës me terroristin Milan Radoiçiçin.

Në debat u përfshi edhe vetë Sami Lushtaku përmes një lidhjeje direkte.

“Lirim Mehmetajn e shoh nëpër emisione televizive dhe respektin e kam të padiskutueshëm. Gjithë ata që e përkrahin UÇK-në, luftën dhe gjakun  e derdhur jam me ta gjithë”, ka thënë Lushtaku.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika