Tifozët që udhëtojnë drejt Katarit për Kampionatin Botëror duhet të kenë test negativ të COVID-19

Kampionatin Botëror i cili do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor në Katar nuk do të mund ta ndjekin nga afër personat të cilët janë pozitiv me COVID-19, kanë thënë organizatorët e kësaj ngjarjeje. Sipas tyre, kjo masë ka synim të parandalojë përhapjen e virusit

Foto ilustrim

Organizatorët e Kampionatit Botëror në Katar kanë njoftuar se të gjithë mbështetësit e futbollit duhet të kenë prova të një testi negativ për COVID-19 pas mbërritjes në Doha, edhe nëse janë të vaksinuar.

Me anë të kësaj mase vendi pritës synon të parandalojë përhapjen e virusit.

Tifozët e moshës 6 vjeç e lart duhet të tregojnë një dokument i cili vërteton që janë negativ me virusin COVID-19, një test PCR i bërë 48 orë para mbërritjes, ose nga një test zyrtar i shpejtë i bërë brenda 24 orëve.

Organizatorët e Kupës së Botës njoftuan të enjten e 29 shtatorit se të gjithë vizitorëve të moshës 18 vjeç e lart do t’u kërkohet gjithashtu të shkarkojnë aplikacionin telefonik Ehteraz të kontrolluar nga qeveria, i cili gjurmon lëvizjet e njerëzve dhe gjendjen shëndetësore.

“Një Ehteraz e gjelbër (që tregon se përdoruesi nuk ka një rast të konfirmuar me COVID-19) kërkohet për të hyrë në çdo hapësirë ​​të mbyllur publike të mbyllur”, kanë njoftuar përmes një deklarate të enjten, raporton euronews.

Vaksinimi nuk është i detyrueshëm për 1.2 milion mbështetës që pritet të ndjekin turneun, i cili fillon më 20 nëntor dhe zgjat deri më 18 dhjetor.

Maskat duhet të vendosen në transportin publik në vendin e Gjirit, dhe atyre që rezultojnë pozitiv me virus derisa janë në Katar do t’u kërkohet të izolohen.

Ndërsa, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins në ShBA, deri më tani rreth 450 mijë raste me COVID-19 janë të konfirmuara në Katar dhe 682 vdekje.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika