Tjetër medalje nga xhudo: Distria Krasniqi fiton të bronztën në Gjeorgji

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Ajo triumfoi në finalen e repesazhit ndaj kinezes Yeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në këtë rrugëtim, kampionia olimpike arriti katër fitore dhe një humbje.

Disfatën e vetëm e pësoi në çerekfinale kundër garueses nga Spanja, Ariane Toro Solore.

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila shënoi dy fitore dhe u ndal në raundin e tretë nga serbja Marica Perisic, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nesër do të garojë Laura Fazliu, kurse të dielën Loriana Kuka.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika