Toreti: Thatësira në Evropë mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit

Studiuesi, Andrea Toreti, ka paralajmëruar se thatësira aktuale mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit dhe se zonat e prekura nga thatësira dhe mungesa e ujit do të shtohen nëse nuk merren masa zbutëse efektive "ky intensitet dhe frekuencë do të rritet në mënyrë dramatike në Evropë

Ilustrim

Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian (KE-JRC) ka paralajmëruar se thatësira aktuale mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit.

Dhe ka parashikuar që thatësira e madhe do të përkeqësohet në Evropë, duke arritur potencialisht 47% të kontinentit.

Parashikimet janë njoftuar nga studiuesi i lartë Andrea Toreti, në një konferencë për shtyp në internet të martën e 9 gushtit.

“Nuk e kemi analizuar plotësisht ngjarjen (thatësirën e këtij viti), sepse është ende në vazhdim, por në bazë të përvojës time mendoj se kjo është ndoshta edhe më ekstreme se viti 2018”.

“Thjesht për t’ju dhënë një ide se thatësira e vitit 2018 ishte aq ekstreme sa, duke parë të paktën 500 vitet e fundit, nuk kishte ngjarje të tjera të ngjashme me thatësirën e 2018, por këtë vit mendoj se është vërtet më keq se 2018, ka shtuar ai.

Sipas Toretit, ajo që po shkakton shqetësim është se “duke parë tre muajt e ardhshëm, ne shohim ende një rrezik shumë të lartë të kushteve të thata në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar”.

Toreti ka thënë se zonat e prekura nga thatësira dhe mungesa e ujit do të shtohen dhe se nëse nuk merren masa zbutëse efektive “ky intensitet dhe frekuencë do të rritet në mënyrë dramatike në Evropë, si në veri ashtu edhe në jug”.

Italia në veçanti lumi Po janë ndër më të prekurit, si dhe Franca jugore dhe zona të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë, njofton euronews.

“Analiza jonë vërtet tregon për prurje jashtëzakonisht të ulëta që prekin pothuajse të gjithë lumenjtë evropianë. Lumi Rhine, për shembull që po shkakton telashe të mëdha në Holandë, ka theksuar Toreti.

Ndryshe, Franca është në mes të valës së saj të katërt të të nxehtit të vitit.

Qeveria ka thënë se temperaturat në rritje dhe mungesa e shiut janë duke shkaktuar thatësirën e saj më të keqe në histori.

Meteo France ka theksuar se vala e të nxehtit që ka filluar në jug pritet të përhapet në të gjithë vendin dhe të zgjasë deri në fundjavë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika