Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kandidati i PDK-së për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet lokale të tetorit, ka folur për pritjet e tij në këtë garë.
Në një intervistë në Debat Plus, ai ka thënë se në Prizren është shumë e vështirë të fitohet pa balotazh por se ”nuk do të ketë befasi në Prizren, do të fitoj prapë”.
“Prizreni e ka një strukturë interesante politike. Edhe përkundër dëshirës që unë kam, që të fitoj pa balotazh, nuk është e lehtë, është shumë e vështirë, edhe pse qëndrojmë relativisht mirë”.
”Megjithatë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi parasysh faktin se të fitosh pa balotazh në Prizren, ku janë shtatë kandidatë, është shumë e vështirë”.
”Përndryshe, unë jam i hapur të bashkëpunoj me të gjithë ata që ia duan të mirën qytetit të Prizrenit dhe duan të kontribuojnë”, ka thënë Totaj.