Trafiku Urban njofton se kategoritë e liruara s’mund të udhëtojnë më falas pa Kuletën Digjitale

Nga 1 marsi, udhëtimi falas për kategoritë e liruara në autobusët e Trafikut Urban do të realizohet vetëm përmes Kuletës Digjitale.

Sipas njoftimit, kategoritë që përfitojnë nga lirimi i pagesës përfshijnë: fëmijët deri në moshën 7 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, rastet sociale, veteranët, invalidët e luftës së UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve të luftës, pensionistët e Komunës së Prishtinës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, zjarrfikësit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës, stafi shëndetësor dhe arsimor i institucioneve komunale, punonjësit e administratës komunale si dhe të gjithë studentët e Kryeqytetit.

Për të përfituar nga statusi i kategorisë së liruar, qytetarët duhet të krijojnë një llogari në Kuletën Digjitale dhe të ngarkojnë dokumentet e nevojshme: letërnjoftimin, një fotografi dhe dëshminë apo vërtetimin përkatës nga institucioni relevant.

Pensionistët mbi moshën 65 vjeç lirohen me paraqitjen e letërnjoftimit.

“Nga data 1 mars 2026, kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e NPK “Trafiku Urban” do të lejohen të udhëtojnë falas vetëm përmes Kuletës Digjitale.

Kategoritë e liruara janë:

• Fëmijët deri në moshën 7 vjeç;
• Personat me aftësi të kufizuara;
• Rastet Sociale;
• Veteranët me status “Veteran i Luftës së UÇK-së”;
• Invalidët e luftës së UÇK-së;
• Familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve të luftës së UÇK-së;
• Pensionistët e Komunës së Prishtinës;
• Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK);
• Policia e Kosovës;
• Zjarrfikësit;
• Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës;
• Stafi shëndetësor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve komunale shëndetësore të Kryeqytetit (niveli lokal);
• Stafi mësimor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve komunale arsimore të Kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore (niveli lokal);
• Të gjithë punonjësit e administratës komunale të Kryeqytetit;
• Të gjithë studentët e Kryeqytetit.
Sqarime:

1. Për të përfituar nga kategoria e liruar, duhet të krijoni llogari në Kuletën Digjitale dhe të ngarkoni dëshmitë e nevojshme (letërnjoftimin, një fotografi dhe vërtetimin/dëshminë nga institucioni relevant).

2. Personat mbi moshën 65 vjeç (pensionistët) lirohen me kartë identiteti (letërnjoftim).

3. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës lirohen përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.

4. Rastet sociale lirohen me vërtetim zyrtar nga Qendra për Punë Sociale, i cili konfirmon statusin si përfitues i asistencës sociale. Kjo kategori lirohet përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.

5. Personat me aftësi të kufizuara lirohen me dëshmi zyrtare përkatëse (certifikatë ose vendim nga komisioni kompetent mjekësor apo organi përkatës), që vërteton statusin e personit me aftësi të kufizuara. Kjo kategori lirohet përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.

6. Personat që nuk posedojnë telefon apo pajisje të tjera dhe kanë nevojë për kartelë fizike mund të aplikojnë në linkun: https://kd.pbc.group/ticket dhe brenda afatit prej 7 ditësh do të pajisen me kartelë fizike.

7. Kuleta Digjitale dhe kartelat fizike mund të mbushen përmes kartelës bankare direkt në aplikacion ose në pikat e shitjes së biletave të Trafikut Urban, të cilat mund t’i gjeni:
• Kioska me logo “Trafiku Urban”, pas Objektit të Komunës (tek “Plepat”):

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

• Kioska me logo “Trafiku Urban”, në lagjen “Kodra e Diellit”, tek “Banesat e Bardha”:

E hënë – E premte: 07:00 – 21:00

E shtunë: 07:00 – 14:00

• Kioska me logo “Trafiku Urban”, në Bulevardin “Bill Kllinton” (afër nënkalimit):

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00″, thuhet në njoftim.

Të fundit nga rubrika