Tragjedi në Jabllanicë të Gjakovës: 3 të rinjë të vdekur pas shembjes së një shtëpie të pabanuar

Në Jabllanicë të Gjakovës ka ndodhur një tragjedi në orët e pasdites të së shtunës.

Një objekt i pabanuar është shembur në Jabllanicë duke zënë tre të rinjë rreth moshës 15 vjeçare që ndodheshin në të.

Për fat të keq, tre të miturit kanë humbur jetën.

Objekti ishte i pabanuar ndërsa në të kaluarën ishte shitore e fshatit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj pë RTK-n.

“Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë e policisë, ekipet e emergjencës, ambulanca dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e fëmijëve në vendngjarje”, deklaroi ai.

Gjithashtu, për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit ku veprimet janë duke u ndërmarrë në koordinim me të për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ka thënë Elezaj.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika