Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngushëlluar familjet e tre punëtorëve kosovarë që humbën jetën në Vjenë të Austrisë të martën.
Abdixhiku thotë se jetët e humbura nuk kanë lënë dhimbje vetëm tek familjet e tyre, por tek e gjithë shoqëria jonë, njofton Dukagjini.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Austri, ku humbën jetën disa persona, ndër ta edhe tre të rinj nga Kosova, jetë të reja që u shuan para kohe, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjet por edhe tek shoqëria jonë. Në këto momente dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, të afërmit dhe gjithë qytetarët që janë prekur nga kjo humbje e rëndë. Mendimet tona janë pranë tyre, duke ndarë dhimbjen dhe solidaritetin në këto çaste të vështira për ta. U prehshin në paqe!”, ka thënë Abdixhiku.